web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rekordi që e përjetëson në historinë e Marseille, trajneri kroat regjistron një arritje speciale

2023-02-20 10:24:32, Sport CNA

Rekordi që e përjetëson në historinë e Marseille,

Ky sezon i Ligue 1 nuk ka parë si zakonisht një protagonist të vetëm që në rastet e fundit ka qenë PSG. Këtë sezon, vëmendje merr edhe Marseille që është duke zhvilluar një kampionat tejet pozitiv, duke u munduar të rivalizojë klubin e sheikëve. Distanca në klasifikim është vetëm pesë pikë në favor të kryeqytetasve, megjithatë kjo javë do t’i vendosë dy skuadrat përballë njëra-tjetrës dhe Marseille ka favorin që të luajë në Velodrome para tifozerisë së saj të zjarrtë.

Në këtë formë, sezoni mund të marrë një tjetër rrjedhë për Marseille, teksa një meritë të jashtëzakonshme ka edhe trajneri Igor Tudor. Kroati u emërua në krye të Marseille më datë katër korrik të vitit 2022 dhe, edhe pse është në sezonin e parë ia ka dalë të shndërrojë krejtësisht ekipin. Pas 24-javëve kampionat, Marseille është në kuotën e 52 pikëve teksa asnjë trajner tjetër nuk ka mundur të arrijë këtë kuotë pikësh si Tudor.

Një rekord special për teknikun 44-vjeçar që e përjetëson në historinë e klubit francez teksa ky rekord merr edhe më shumë vlera kur Marseille e kanë drejtuar më parë emra prestigjiozë si Franz Beckenbauer, Didier Deschamps apo edhe Marcelo Bielsa. Kështu, pas eksperiencave të mëparshme tek Hajduk Split, PAOK, Galatasaray, Udinese apo Verona, Tudor duket se është tashmë në rrugën e duhur për t’u konfirmuar si një trajner i klasit të parë.





Lajmet e fundit nga