web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusi regjistron fitoren e tretë radhazi, bardhezinjtë ngjiten në vendin e shtatë

2023-02-19 20:15:00, Sport CNA

Juventusi regjistron fitoren e tretë radhazi, bardhezinjtë ngjiten

Juventusi ka siguruar fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe tashmë bëhet ndjekësi i parë i ekipeve që luftojnë për zonën e Europës në Serinë A. Skuadra e Alegrit, e penalizuar me -15 pikë në renditje, falë fitores 2-0 ndaj Specias është ngjitur në vendin e 7 në klasifikimin e kampionatit.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë për torinezët, të cilët vonuan të gjenin golin e parë me anë të Ken pas një harkimi në zonë të saktë të Kosticc. Por më pas vendasit rriten trysninë dhe rrezikuan disa herë portën e skuadrës së Alegrit duke iu afruar barazimit.

Megjithatë, aktivizimi i Di Marias shpëtoi bardhezinjtë, pasi argjentinasi gjeti një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke dyfishuar rezultatin i cili nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare të ndeshjes.





Lajmet e fundit nga