web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizan superior, ndaj Laçit i mjafton Skuka për kreun e renditjes

2022-08-29 21:45:34, Sport CNA

Partizani mori fitoren e dytë dhe kryeson kampionatin i vetëm me 6 pikë. “Demat e kuq” mundën Laçin me rezultatin 1-0, në një ndeshje ku ishin superiorë dhe mund të kishin shënuar më shumë.

Goli i Partizanit u shënua në fundin e pjesës së parë, pas një penalltie të shkaktuar nga Mazrekaj. Me VAR u akordua dhe Skuka nuk fali, edhe pse Dajsinani e dalloi krahun.

Në pjesën e dytë Partizani u ndal nga shtylla pingule me pas një gjuajtje të Hotit, ndërkohë që rrezikoi edhe disa herë të tjera të shënonte golin e qetesisë me Carën dhe Da Silvën.

Goli nuk erdhi, por me rëndësi për Partizanin ishin tre pikët ndaj një ekipe si Laçi që konsiderohet rival për pozicionet e sipërme në renditje.

PARTIZANI-LAÇI 1-0

SKUKA 45’ (PEN)





19:15 Sport

Broja

Ros Barklej nuk do të jetë më një futbollist i Çelsit....

Lajmet e fundit nga