web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Myrto Uzuni shënon dy gola me Granadën

2022-08-29 21:05:00, Sport CNA
Myrto Uzuni shënon dy gola me Granadën
Myrto Uzuni

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, u kthye sërish në një protagonist në La Liga 2, ku arriti të gjente sërish rrugën e rrjetës.

Kësaj radhe, 27-vjeçari i shënoi skuadrës së Vijareal II dhe madje që në minutën e parë, duke çuar në festë tifozët në shkallët e stadiumit.

Pas një topi të shërbyer nga ana e Jorente, Uzuni i vetëm me portierin, nuk e kishte të vështirë për të shënuar dhe për të kaluar Granadën në avantazh.

Në minutën e 11’, Uzuni mori një tjetër top të bukur në zonë dhe bëri që portieri të shkaktonte një ndërhyrje të gabuar, duke fituar një penallti, të cilën e shndërroi vetë në gol një minutë më pas.





19:15 Sport

Broja

Ros Barklej nuk do të jetë më një futbollist i Çelsit....

Lajmet e fundit nga