web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk dëgjoi këshillat e Valducit/ Takaj kërkon falje

2025-04-29 21:30:00, Sport CNA

Nuk dëgjoi këshillat e Valducit/ Takaj kërkon falje

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka reaguar për herë të parë, pas rënies në Kategorinë e Parë.

Numri 1 i klubit nuk dëgjoi këshillat e ish-drejtorit të bordit drejtues, Adriano Valduci dhe tani shohim pasojat.

Bordi e këshilloi, para se kjo situatë të vinte, por Takaj nuk i dëgjoi.

Pas rënies në Kategorinë e Parë, pritet të mblidhet bordi që mund të çojë deri në shkarkimin e Takajt.

Ky i fundit, në reagimin e tij, ka kërkuar falje për situatën e ekipit.  

Reagimi: 

Të dashur tifozë të Skënderbeut,

Sot jemi të detyruar të pranojmë një realitet të hidhur: Skënderbeu ka rënë nga Kategoria Superiore. Kjo është një goditje e rëndë për historinë, krenarinë dhe përkushtimin tonë si klub dhe si qytet.

Unë, si president i klubit, e ndjej përgjegjësinë e plotë. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve — për zhgënjimin, për pritshmëritë e thyera dhe për dhimbjen që kjo sjell tek çdo korçar që rreh me zemër për Skënderbeun.

Por nuk jemi të mposhtur.

Rënia nuk është fundi ynë. Është momenti për të reflektuar, për të pastruar, për të ndërtuar nga e para, me përulësi dhe vendosmëri. Skënderbeu do të rikthehet. Me ndihmën tuaj, me dashurinë tuaj dhe me besimin tuaj, ky klub do të ngrihet më i fortë se kurrë më parë.

Ju falënderoj për besnikërinë tuaj. Ju meritoni më shumë, dhe unë ju premtoj se do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer lavdinë e humbur.

Përpara Skënderbeu!





Lajmet e fundit nga