web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga gara për titull, te Europa dhe mbijetesa. Si ndryshon renditja në Superiore

2023-04-23 20:37:35, Sport CNA

Java e 30-të e Superiores mbylli siparin ditën e sotme, me 2 duelet e zhvilluara në Elbasan dhe Tiranë. Kastrioti surprizoi Kukësin duke e mposhtur me rezultatin 1-0 dhe duke e bërë enigmatiken luftën e mbijetesës, ndërkohë që Partizani nuk fali ndaj Bylisit, duke bërë që diferenca me kryesuesit e Tiranës, të jetë po 5 pikë.

Ndërkohë ditën e shtunë, Tirana, Teuta morën 3 pikë të arta, teksa dueli i vetëm i mbyllur në barazim ishte ai mes Egnatias dhe Laçit. Në 30 javë kampionat renditja kryesohet nga Tirana me 56 pikë, e ndjekur nga Partizani me 51, ndërkohë që Egnatia, Vllaznia dhe Laçi, janë duke luftuar për biletat Europiane.

Për sa i përket fundit të renditjes, ajo mbyllet nga Kastrioti me 31 pikë, dy pikë më shumë ka Bylisi, ndërkohë në vendin e tetë ndodhet Kukësi me 36 pikë. Në ethet e mbijetesës janë edhe Teuta dhe Erzeni me 38 pikë. Ja si ndryshon tabela pas javës së 30-të:

Nga gara për titull, te Europa dhe mbijetesa. Si ndryshon renditja në





17:38 Sport

Kastrioti fiton

Kastrioti ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në nj...

Lajmet e fundit nga