web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kastrioti fiton

2023-04-23 17:38:00, Sport CNA

Kastrioti fiton

Kastrioti ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në një finale mbijetese përballë Kukësit në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

Ishin verilindorët ata të cilët e nisën me ritëm të lartë takimin, duke u ndalur dy herë nga shtylla në pak minuta.

Në minutën e 28’, ishte Santiago Selmani i cili me rastin e parë për krutanët i kaloi në avantazh.

Verilindorët provuan sërish për të mos dalë pa pikë nga ky takim, por skuadra e Çelës arriti ta menaxhonte mirë rezultatin.

Me këto tre pikë Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit, por vazhdon të shpresojë te mbijetesa, ndërsa Kukësi vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë në vendin e 8-ë.





Lajmet e fundit nga