web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon situata e Vlahovic te Juventusi

2025-08-25 20:06:00, Sport CNA

Ndryshon situata e Vlahovic te Juventusi

Situata e Dusan Vlahovic te Juventus ka ndryshuar ndjeshëm brenda pak ditësh. Sulmuesi serb, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026, ishte në qendër të merkatos dhe dukej pranë largimit.

Megjithatë, goli i shënuar kundër Parmës në ndeshjen e javës së parë ka rikthyer entuziazmin e tifozëve dhe ka ndikuar në atmosferën rreth tij.

Nga fishkëllimat në ndeshjen kundër të rinjve, Vlahovic u përshëndet me duartrokitje në Allianz Stadium. Trajneri Igor Tudor theksoi se lojtari është i përqendruar dhe ka bërë një përgatitje të plotë, duke lënë vend për vendimmarrjen e klubit.

Sulmuesi ka treguar gjithmonë efikasitet në ndeshjet e para të sezonit. Goli kundër Parmës shihet si një moment i rëndësishëm që mund të ndikojë në të ardhmen e tij te Juventus. Nëse Vlahovic mbetet, atëherë pista për rikthimin e Kolo Muani pritet të mbyllet përfundimisht.





Lajmet e fundit nga