web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moviola e Pregjës: Skënderbeut iu mohua një penallti, Gvozdenovic ka të drejtë për golin e anuluar

2023-12-17 19:45:00, Sport CNA

Specialisti i moviolës, Bujar Pregja, analizoi rastet e dyshimta në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Laçit.

Minuta 32: "Lojtari i Skënderbeut e nis topin dhe mbrojtësi i Laçit ka goditur në kofshë Rashicën. Mendoj se arbitri duhet t’i qëndronte vendimit në fushë. Është penallti."

Minuta 45: "Në këtë rast nuk është penallti. Mbrojtësi e kishte vendosur këmbën përpara dhe duart vetëm sa e kanë prekur. Vendim i drejtë vazhdimi i lojës."

Minuta 88: "Goli i anuluar? Nuk kam çfarë them, sepse nuk e di nëse ka kaluar apo jo. Gvozdenovic ka diçka të drejtë, nëse është ashtu siç e thotë. Nëse asistenti nuk e ka ngritur flamurin në fillim, është gabim, siç e thotë Gvozdenovic. Duhet ta kishte sinjalizuar që në fillim. Nuk e dimë nëse e ka ngritur në fillim. Nëse e ka ngritur pas golit, është gabim."





Lajmet e fundit nga