Superior with a "vacation" in the European arena, 3 Albanian teams take to the field today
While Superior is all eliminated from Europe, there are stil...
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot për të shqyrtuar dhe miratuar disa vendime të rëndësishme në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik në Shqipëri.
Si fillim anëtarët e KE-së diskutuan propozimin për rregulloret e kompeticioneve që organizon FSHF për sezonin 2022/2023 e më konkretisht kampionatet Abissnet Superiore, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, Kategoria Superiore U-21, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19. Pas diskutimeve rregulloret e reja për këto kampionate janë miratuar, ashtu si manualin e delegatit, një dokument themelor mbi organizimin e garave futbollistike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky dokument është përgatitur nga Departamenti i Garave në FSHF në kuadër të synimeve për të përmirësuar gjithmonë e më shumë organizimin në të mirë të ndeshjeve në vend.
Në kuadër të politikave të futbollit për nxitjen e aktivizimit të lojtarëve të rinj dhe promovimit të tyre në ekipet profesioniste, Komisioni i Posaçëm i Përkohshëm për “Reformimin e Rregulloreve te Federatës Shqiptare te Futbollit” në bashkëpunim me Departamentin e Garave të FSHF propozoi krijimin e një sistemi incentivimi financiar për klubet e Kategorisë së Parë për lojtarët e grup-moshës 16-21 vjeç. Ky propozim u miratua unanimisht dhe besohet që do të ketë një impakt të rëndësishëm në mbështetjen dhe promovimit të lojtarëve të rinj, duke e kthyer Kategorinë e Parë në një vitrinë të rëndësishme për elementët e spikatur.
Propozimi i Sekretariatit të përgjithshëm dhe Deptartamentit të Garave për strukturën e kampionateve kombëtare të Kategorisë Superiore dhe të Parë për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19 u kthye për miratim nga Komisioni i Licencimit. Strategjia e Federatës Shqiptare të Futbollit parashikon që në kampionatet kombëtare të marrin pjesë klubet profesioniste dhe akademi të cilat licencohen si profesioniste duke plotësuar të gjitha kriteret e parashikuara në drejtimin sportiv, infrastrukturor dhe organizativ.
Sakaq, Komitetit Ekzekutiv miratoi gjithashtu disa investime të rëndësishme infrastrukturore në disa zona të vendit. Sipas këtij vendimi do të mbështetet financiarisht ndërtimi i 3 fushave me bar artificial në Kompleksin Zmijani në qytetin e Shkodrës, pajisja me sistem ndriçimi i aneksit të parë të kompleksit Apolonia pas përfundimit të investimit të njëllojtë në aneksin e dytë, i cili është financuar gjithashtu nga FSHF. Janë miratuar disa shtesa investimesh në stadiumin e ri të Partizanit dhe atë të Kukësit, të cilat nuk ishin parashikuar në projektin paraprak.
Komiteti Ekzekutiv u informua nga komisioni i ekspertëve në lidhje me procesin e shitjes së të drejtës televizive të kampionatit Abissnet Superiore, Kupës së Shqipërisë, Superkupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë për territorin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas informacionit të detajuar që u përcoll nga Komisioni, KE i ngarkoi detyra për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqen për finalizimin e procesit./ fshf.org
While Superior is all eliminated from Europe, there are stil...
Pierre-Emerick Aubameyang is expected to return to the Premi...
Juventus continues to look for a striker, to be like "Plan B...
Tirana is talking with Vasil Shkurtaj, while it plans to bre...
Laçi finds a new coach, or more precisely, returns a n...
Bayern, Chelsea and Barcelona are some of the clubs th...
Përgatitjet për sezonin e ri kanë vënë përballë sot Skënderb...
Romelu Lukaku u rikthye te Interi këtë verë ku mbërriti si h...
Partizani si duket sezonin e ri dëshiron të bëjë një skuadër...
Kombëtarja angleze e futbollit për femra ngriti trofeun e ty...
Në Helsinki do luhet finalja e Superkupës së Europës mes Rea...
Robert Lewandowski wanted to move to Barcelona, but it s...
The president of Napoli, Aurelio De Laurentiis, has de...
Duket se situata me Kristiano Ronaldos dhe trajnerit holande...
In Serie A he was undoubtedly one of the most technical play...
Renato Sanchez will be PSG's youngest player. This is what t...
Ennur Totre u shit në Ukrainë, ndërkohë që tani pritet të zb...
Ish-portieri legjendar i Milanit, Viliam Veçi, është ndarë n...
Paris Saint Germain është drejt marrëveshjes me klubin e Lil...
Marash Kumbulla është ëndrra e Ivan Juric për të zëvendësuar...
CNA has included in the filter the assets of the head ...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident was recorded this Tuesday in the area o...
The Saranda Police Commissariat services initiated investi...
Following successive operations to capture internationally...
An accident occurred in the Bradashesh area of Elbasan n...
Meteorologist Lajda Porja has warned that Albania will onc...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
Firefighters in France and Spain continue efforts to bring...
The 10th Secretary-General of the United Nations will be e...
Police are "carrying out investigations" into an image sha...
Iranian state media reports that Abolfazl Sepahi Badjani a...
This July 28th marks the 114th anniversary of the raising ...
In the history of Western art and literature, few moments ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sol...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...