web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mban mbiemrin e Adem Jasharit, futbollisti: Krenar që zgjodha Zvicrën

2022-09-20 23:13:00, Sport CNA
Mban mbiemrin e Adem Jasharit, futbollisti: Krenar që zgjodha Zvicrën
Ardon Jashari

Teksa shumë futbollistë, që vijojnë me paraqitje të mira, presin një ftesë nga Allan Giresse të paktën për ndeshje miqësore me Kosovën, disa të tjerë s’e kanë fare atë ambicie. E njëri nga ta është pikërisht Ardon Jashari, djaloshi me prejardhje nga Kosova, që duket se “mëmëdheu i ri” e ka entuziasmuar jo pak.

Intervista e tij e fundit, e shpërndarë nga Blick, e vë në pah një entuziazëm të pashpjegueshëm të lojtarit, teksa fjalia është lumturi e hapur.

“Për mua kjo (grumbullimi për Zvicrën) është një çështje për zemrën time. Për mua dhe familjen time është realizuar një ëndërr dhe jemi krenarë”, theksoi ndër të tjera ai.

Mbetet të shihet nëse Zvicra do t’ia përmbushë në tërësi ëndrrën “djaloshit të përvuajtur” që për ironi mban mbiemrin e heroit të madh kosovar, Adem Jashari.

Vetë FFK, në një prononcim për Nacionalen, thotë se tentuan që ta afrojnë lojtarin, por i njëjti, përkundër sinjaleve pozitive që dha se do t’i bashkohej “Dardanëve”, vendosi t’u beje bisht diskutimeve.





Lajmet e fundit nga