Panic for Egnatia's coach: Doctors intervened immediately
Egnatia's deputy coach, Eduard Thartori, said that after the...
Muaji mars do të jetë në shenjën kuqezi. Shumë prej ekipeve Kombëtareve do të jenë të impenjuara me ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ndërkohë, tre turne ndërkombëtarë për moshat do të zhvillohen pikërisht në Shqipëri në kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Duke e nisur që nga Kombëtarja A, me Sylvio Mendes Campos Junior që do të drejtojë për herë të parë Shqipërinë në ndeshjen debutuese ndaj Polonisë. Sfida më e rëndësishme e kuqezinjve në eliminatoret e Kampionatit Europian 2024 do të luhet më datë 27 mars në Varshavë.
Një ndeshje që padyshim do të jetë shumë e rëndësishme për objektivat e Shqipërisë, që synon të kualifikohet në finalet e Euro 2024. Më tej, duke vazhduar me Kombëtaren U17. Kuqezinjtë e vegjël do të jenë të angazhuar në Elite Round të Kampionatit Europian 2023.
Shqipëria U17 është pjesë e Grupit 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë. Gjashtë ndeshje të grupit do të luhen në Shqipëri, në stadiumet “Air Albania” e “Elbasan Arena”. Sfidat do të organizohen nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Francë-Shqipëri do të luhet më datë 22 mars 2023 në “Air Albania”, duke nisur nga ora 11:30. Po atë ditë do të luhet ndeshja tjetër Letoni-Zvicër, në “Elbasan Arena” (15:30). Ndeshjet e dyta luhen më 25 mars me Francë-Letoni (11:30) në “Elbasan Arena”. Zvicër-Shqipëri, ora 17:00, në “Air Albania”.
Ndeshjet e treta dhe të fundit do të luhen më datë 28 mars 2023. Të dyja në ora 17:00. Shqipëri-Letoni do të luhet në “Air Albania”, ndërsa Zvicër-Francë do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Sakaq, edhe Kombëtarja U21 do të jetë e impenjuar në dy ndeshje miqësore në muajin mars, që do të luhen në transfertë. Miqësorja e parë e Shqipërisë U21 do të jetë kundër Azerbajxhanit më 23 mars. Miqësorja tjetër do të jetë ajo kundër Polonisë, më 27 mars.
Të dyja këto takime miqësore do të zhvillohen në Antalia të Turqisë. Kuqezinjtë do të grumbullohen që në datën 21 mars dhe do të qëndrojnë 7 ditë. Edhe Kombëtarja U19 do të ketë dy ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Maltës U19, në datat 23 dhe 26 mars në transfertë.
Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vlefshme për ekipin kuqezi dhe stafin e Kombëtares U19. Ekipi i Armando Cungut do të grumbullohet në Maltë, duke nisur nga 20 marsi. Sakaq, janë edhe dy turne të tjera ndërkombëtarë për vajza që do të zhvillohen në Shqipëri gjatë muajit mars.
Në datat 7 deri më 12 mars do të luhen ndeshjet e turneut UEFA Development U16 për vajza. Shqipëria është në një grup me Moldavinë, Kosovën dhe Andorrën. Në datën 7 mars luhen ndeshjet Shqipëri-Moldavi (14:30) dhe Kosovë-Andorra (11:00).
Ndërsa më datë 9 mars, Shqipëri-Kosovë (14:30) dhe Andorra-Moldavi (11:00). Dy ndeshjet e fundit Shqipëri- Andorra (09:30) dhe Moldavi-Kosovë (12:30), luhen më datë 12 mars.
Turneu tjetër është ai i eliminatoreve të Kampionatit Europian U17 për vajza me ndeshjen e Grupit B4 që do të luhen në Shqipëri. Së bashku me Shqipërinë U17 për vajza në këtë grup janë shortuar Luksemburgu dhe Islanda.
Sfida e parë Shqipëri-Luksemburg luhet më datë 15 mars në “Air Albania” duke nisur nga ora 11:30. Takimi i dytë Luksemburg-Islandë luhet më datë 18 mars, po në “Air Albania” (11:30). Ndeshja e tretë dhe e fundit e grupit, Islandë-Shqipëri zhvillohet më 21 mars (11:30), “Air Albania”.
Një muaj plot emocione të mëdha dhe me shumë ndeshje për tifozët kuqezi, të cilët do të kenë mundësi të shijojnë në stadium ndeshje të nivelit të lartë ndërkombëtar.
Egnatia's deputy coach, Eduard Thartori, said that after the...
The attacker of Gjilan, Theophilus Solomon, was arrested tod...
Felix Magath was one of the names that was rumored for the s...
Partizan was narrowly defeated in Kukës 1-0 by the North-Eas...
Egnatia won 2-3 in Ballsh against local Bylis, climbing alon...
Kukësi mposhti minimalisht Partizanin, në ndeshjen e vlefshm...
Ish-mesfushori i njohur i Kombëtares shqiptare, Migjen Bas...
Tirana will host "Air Albania" tomorrow in Teuta at 17:00, a...
The Football Federation of Kosovo reacted to the allegatio...
In Nyon, Switzerland, the draw was made for the round of 1...
Southampton is going through a difficult period in the Engli...
Tense climate and hell tonight in Switzerland for the second...
Kukësi pret Partizanin në “Kukës Arena” ditën e sotme duke n...
The draw for the round of 16 in the Europa League was made...
After transferring to Al-Nassr, Cristiano Ronaldo is now l...
A few days after having to defend his players and especial...
In a news published by "Le Parisien", Llapi's team is unde...
An episode of violence was recorded at the "Philips Stadio...
Karabakh has been eliminated from the Conference League. D...
Paolo Tramexani openly admits that leading the Albanian Nati...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
US President Donald Trump said today that he could order n...
The Pentagon revised its official casualty count from the ...
The Competition Authority, at the conclusion of the in-dep...
Oil prices fell in early trading on Monday, falling furthe...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...