web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liverpool nis me zhgënjim, ndalet nga Leeds

2026-01-01 20:44:00, Sport CNA

Liverpool nis me zhgënjim, ndalet nga Leeds

Liverpool e nisi vitin 2026 me një barazim në Premier League.

Të kuqtë u ndalën në shifrat 0-0 nga Leeds në ndeshjen e zhvilluar në kampionat.

Liverpool u detyrua të kënaqet me një pikë, duke konfirmuar se ka humbur vetëm një nga 16 përballjet e fundit direkte ndaj Leeds, me 10 fitore dhe 5 barazime.

Nga ana tjetër, Leeds vijon të ketë vetëm një fitore në transfertë këtë sezon, atë ndaj Wolves. Megjithatë, skuadra është tashmë e pamposhtur prej gjashtë ndeshjesh radhazi në të gjitha kompeticionet.

Në takimin tjetër të javës, Crystal Palace nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim pa gola në shtëpi. Përballja ndaj Fulham u mbyll pa rrjeta të prekura.





Lajmet e fundit nga