web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kushëriri i Elseid Hysaj debuton me Napolin, Spaleti po bindet më tepër nga 18-vjeçari i Shqipërisë

2022-12-08 15:33:00, Sport CNA

Kushëriri i Elseid Hysaj debuton me Napolin, Spaleti po bindet më

Klubet europiane janë duke i shfrytëzuar këto kohë për t’u përgatitur që të jenë gati për rifillimin e kampionatit pas mbylljes së Botërorit.

Napoli është duke i kryer përgatitjet në Turqi. Këtë herë Spaleti ka zgjedhur që të marrë me vete edhe gjashtë lojtarë nga të rinjtë e Empolit.

Mes tyre ishte edhe kushëriri i Elseid Hysajt, Daniel Hysaj. Ky i fundit ka debutuar në fitoren e djeshme ndaj Antalyaspor në shifrat 2-3, duke u hedhur në fushën e blertë në minutën e 46.

Mediat italiane e kanë vlerësuar pozitivisht performancën e tij për të vendosur në pah shtatlartësinë dhe fizikun që e karakterizon. Daniel Hysaj është vetëm 18-vjeç dhe sigurisht, pjesë e moshave të Shqipërisë. 





12:29 Sport

Rasti i humbur në

Tifozët e Interit e kanë akoma në mendje rastin e shpërdor...

Lajmet e fundit nga