web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konfirmohen dy afrime te Skënderbeu

2023-07-19 14:46:00, Sport CNA

Konfirmohen dy afrimet e radhës në Korçë, duke kompletuar kështu edhe dy pozicione që nuk ishin të dubluara.

Mbrojtësi i djathtë, Andrea Gërxho, dhe mesfushori i qendrës, Juri Merlim, mund të quhen zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut.

Shqiptari i lindur në Itali, Gërxho, vjen pas eksperiencës te Fermana në Serinë C, ndërsa Juri është një brazilian i afirmuar në kampionatin shqiptar, pasi në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit.

Me të dy lojtarët janë firmosur kontrata 2-vjeçare dhe do të mbërrijnë në Korçë në ditët e ardhshme, teksa klubi u ka prerë edhe biletat e udhëtimit nga Italia e Brazili.





19:05 Sport

Struga

Struga është eliminuar nga Champions League pas humbjes 1-2 ...

Lajmet e fundit nga