web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lukaku vendos për të ardhmen, dëshiron vetëm Juventusin

2023-07-19 11:24:00, Sport CNA

Lukaku vendos për të ardhmen, dëshiron vetëm Juventusin

Javë e nxehtë edhe në merkaton e Serie A ku Romelu Lukaku mbetet kryefjalë edhe pse situata tashmë ka ndryshuar tërësisht dhe është Juventusi në majën e listës së preferencave të bomberit 30-vjeçar. OPakkush do ta do ta kishte menduar që nga një interist i thekur, Lukaku do të betohej vetëm për Juventusin dhe do të vendoste kushte për transferimin e tij vetëm te një skuadër, bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit.

Por ndërkohë që torinezët po përpiqen për të liruar një vend me shitjen e Vlahovic që është bllokuar për shkak të kërkesave të larta financiare që ata kanë, Lukaku po pret të mësojë të ardhmen edhe pse ka oferta të ndryshume deri nga Lindja e Mesme ku janë të gatshëm ta mbulojnë me ar.

Derbi i Italisë mori përmasa dramatike edhe në merkato ku belgu ktheu fjalën e dhënë Interit dhe i dha besën Juventusit. Tashmë që zikaltërit kanë hequr dorë zyrtarisht, sulmuesi 30-vjeçar në pronësi të Chelseat nuk dëshiron të qëndrojë në Londër dhe ka vetëm një kerkesë, transferimin në Torino te Juventusi. Për momentin ai stërvitet i veçar në Cobham bashkë me Aubameyang e Ziyech ndërsa Pochettino me skuadrën ka udhëtuar në SHBA për turneun veror. 





19:05 Sport

Struga

Struga është eliminuar nga Champions League pas humbjes 1-2 ...

Lajmet e fundit nga