web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubi i Superiores tenton goditjen e bujshme, ofertë për lojtarin e Kombëtares

2025-06-11 13:40:00, Sport CNA

Klubi i Superiores tenton goditjen e bujshme, ofertë për lojtarin e

Flamurtari pritet të pësojë ndryshime të shumta në merkato. Vlonjatët u rikthyen në Superiore, pas disa viteve pritje dhe duan të krijojnë një skuadër konkurruese.

Një nga afrimet mund të jetë portieri i Kombëtares, Elhan Kastrati.

Sipay raportimeve të fundit, thuhet se kuqezinjtë i kanë bërë ofertë konkrete lojtarit, i cili është pjesë e Citadella-s.

Klubi italian ra nga Serie B dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie C. Pikërisht kjo mund të jetë një arsye, që do të detyronte Kastratin që të largohej nga ekipi aktual, për të nisur një aventurë të re në Superiore.

29-vjeçari e ka nisur karrierën e tij tek Teuta, për të luajtur më pas me Curi Juniores, Pescara, Piacenza, Trapani dhe së fundmi Cittadella. Kastrati ka zënë vend stabël edhe në Kombëtare, duke qenë prej kohësh njëri prej 3 portierëve që ftohen tek kuqezinjtë.





Lajmet e fundit nga