web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kampionati i vajzave nis në fundjavë, Duka takim me arbitret në “Shtëpinë e Futbollit”

2025-09-24 14:28:00, Sport CNA

Kampionati i vajzave nis në fundjavë, Duka takim me arbitret në

Sezoni i ri i kampionatit të vajzave 2025-2026 fillon këtë fundjavë, ndërsa po përfundojnë të gjitha përgatitjet.

Edhe sektori i arbitrimit është gati, pasi arbitret vajza kanë mbyllur me sukses testet fizike dhe seminarin teorik që u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”.

Gjatë zhvillimit të seminarit me arbitret vajza, Presidenti Armand Duka zhvilloi një vizitë ku takoi të gjitha arbitret dhe pati një bisedë të shkurtër me to.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vlerësoi rolin e rëndësishëm të arbitreve në zhvillimin e futbollit të vajzave dhe i inkurajoi të vijojnë punën me profesionalizëm dhe përkushtim, duke ndjekur shembullin e kolegeve që kanë ecur në karrierë.

Në përfundim, Presidenti Duka i falënderoi për kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit shqiptar dhe theksoi se mbështetja e FSHF-së do të jetë gjithmonë e madhe për zhvillimin e futbollit të vajzave.





Lajmet e fundit nga