web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-mesfushori i Totenhemit kërkesë drejtuesve të Premier Ligës: Të anulohen ndeshjet e fundit përpara Botërorit…

2022-11-03 20:08:02, Sport CNA

Kampionatit anglez i është kërkuar që të anulohen ndeshjet e fundit përpara Kupës së Botës.

Duke shikuar që shumë lojtarë të kombëtareve të ndryshme janë dëmtuar në ndeshjet e tyre në kampionate apo në Ligën e Kampioneve, në Angli nuk dëshirojnë që tju ndodhë e njëjtja gjë.

Ish-mesfushori i Totenhemit, Xhamie O?Hara në një intervistë për ?Talk Sport? ka thënë që ndeshjet duhet të anulohen për të shmangur fatkeqësitë e mëtejshme të lëndimeve.

?Të anulohet raundi i fundit i ndeshjeve në Premier Ligë, futbollistëve duhet tu jepet pak hapësirë. Ky është problemi me Premier Ligën. Gjithçka ka të bëjë me paratë, gjithçka për marrjen e të ardhura, futbollistët nuk mbrohen. Është kaq e thjeshtë. Ka shumë ndeshje dhe shumë lëndime dhe Anglia do të vuajë?, u shpreh ai.

Tashmë pritet vendimi nëse kërkesa e ish-mesfushorit do të merret parasysh apo do të heshtin.





Lajmet e fundit nga