web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi eliminon Juventusin nga Kupa, zikaltërit “fluturojnë” në finale

2023-04-26 22:57:30, Sport CNA

Interi është skuadra e parë që u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë. Ziaklëtit eliminuan Juventusin në gjysmëfinale, me rezultatin e përgjithshëm 2-1, pas dy ndeshjeve.

Pas ndeshjes së parë në Torino, të mbyllur në barazim 1-1, Interi fitoi minimalisht ndeshjen e kthimit.

Skuadra e drejtuar nga Inzaghi, iu fal goli të shënuar nga Dimarco në minutën e 15-të dhe avantazhin e mbrojtën deri në fund.

Në finale, Interi do të përballet me fituesin e çiftit Fiorentina-Cremonese.





19:16 Sport

Legjenda Xhambazi

Fitorja ndaj Turbinës në Cërrik me shifrat 0-4 bëri që Skë...

Lajmet e fundit nga