web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Premier League/ Tjetër humbje për Chelsea, Liverpool triumfon me përmbysje

2023-04-26 22:40:17, Sport CNA

Janë mbyllur tre ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 33-të. Chelsea vazhdon të zhgënjejë, teksa regjistroi humbjen e radhës në kampionat.

Londinezët u mposhtën në shtëpi nga Brentford me rezultatin 0-2. Kjo është ndeshja e tetë radhazi që Chelsea nuk njeh fitore dhe në kampionat tashmë e sheh veten në vendin e 11-të, me 39 pikë të grumbulluara.

Liverpool regjistroi fitoren e tretë radhazi, teksa mposhti me përmbysje West Ham, me rezultatin 1-2. Me këtë triumf, skuadra e Klopp ngjitet në vendin e gjashtë me 54 pikë. Në ndeshjen tjetër, Nottingham mposhti 3-1 Brighton.  





19:16 Sport

Legjenda Xhambazi

Fitorja ndaj Turbinës në Cërrik me shifrat 0-4 bëri që Skë...

Lajmet e fundit nga