web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja me Tomorin, Longo largohet drejt Italisë. Zbulohet e ardhmja

2023-04-25 15:23:00, Sport CNA

Humbja me Tomorin, Longo largohet drejt Italisë. Zbulohet e ardhmja

Diego Longo largohet drejt Italisë. Menjëherë pas humbjes me Tomorin, trajneri italian i Flamurtarit ka marrë valixhet dhe ka fluturuar nga Rinasi. Longo u largua direkt pa takuar lojtarët dhe kjo gjë u përkthye në një meditim për dorëheqje, madje edhe brenda skuadrës.

Por drejtori i klubit vlonjat, Alfred Ferko, ka sqaruar situatën. Ferko zbulon se trajneri është larguar drejt Italisë për arsye personale dhe pritet të rikthehet.

Drejtori shpreh keqardhjen që skuadra nuk u ngjit direkt në Superiore, por thekson se do të luftohet deri në fund për objektivin, duke shpresuar tashmë te faza “play off” dhe ndeshja shtesë me ekipin e vendit të tetë në Superiore. Ferko pohoi se në ditët në vijim do të analizohet humbja me Tomorin, që shoi shpresat për dy vendet e para.





Lajmet e fundit nga