web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hap i rëndësishëm në karrierë, sulmuesi i Shqipërisë transferohet në Serie A

2023-07-04 16:56:55, Sport CNA

Marvin Cuni, është shqiptari i radhës që transferohet në Serie A. Sulmuesi 21-vjeçar, mund të quhet si lojtari më i ri i Frosinone, në elitën e futbollit italian.

Futbollisti shqiptar, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Italisë, aty ku i është nënshtruar vizitave mjekësore me Frosinone dhe tani pritet të hidhet firma në kontratë.

Cuni ka dalë nga Akademia e Bayern Munich, ndërsa ishte edhe pjesë e skuadrës së dytë barvareze, ndërsa kjo do të jetë aventura e parë jashtë Gjermanisë për të.

Sulmuesi ka qenë edhe pjesë e ekipeve të moshave të Shqipërisë U-21 dhe U-16.





Lajmet e fundit nga