web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hap i madh në karrierë, mesfushori i Shpresave transferohet te skuadra e Championship

2023-01-31 11:15:35, Sport CNA

Hap i madh në karrierë, mesfushori i Shpresave transferohet te skuadra

Anis Mehmeti po fillon të ngjisë shkallët e karrierës së tij. Mesfushori që po shkëlqen me Uikomben në Angli është duke u transferuar në Championship (kategoria e dytë angleze, pas Premier Ligës).

Mehmeti do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore te klubi i Bristol Sitit, pas një akordi që është gjetur me lojtarin dhe klubin e shqiptarit që garon në kategorinë e tretë angleze.

Pas vizitave, 22-vjeçari do të kompletojë edhe kalimin te Bristol në ditën e fundit të merkatos.

Mësohet se nga ky transferim, Uikombe do të përfitojë 1 milionë paund, aq sa ishte klauzola për mesfushorin me tipare sulmuese që pjesën e mbetur do e shohim një kampionat më lart, në një ligë ku luan edhe shqiptari tjetër Rei Manaj, pjesë e Uotfordit.

 





11:14 Sport

Goditje

Zhorzhinjo mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Arsen...

Lajmet e fundit nga