web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FSHF-ja i jep miratimin, mesfushori braktis Shqipërinë për Maqedoninë e Veriut

2023-09-07 14:57:41, Sport CNA

Lojtarë nga të gjitha trevat shqiptare “ëndërrojnë” që një herë në karriernë e tij të veshin fanelën e kombëtares shqiptae. Por ka dhe raste kur “braktisin” kuqezinjtë për një tjetër kombëtare.

I fundit që ka vendosur të mos përfaqësojë fanelën kuqezi në arenën ndërkombëtare është Isnik Alimi. 29-vjeçari ka marrë “dritën jeshile” nga FSHF-ja dhe në këto kushte ka vendosur të përfaqsojë Maqedoninë e Veriut.

Mesfushori nga Struga është pjesë e Sepsi në Rumani, ndërsa aktualisht është i grumbulluar nga Maqedonia e Veritu për sfidat e këtij muaji. Në të kaluarën Alimi ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi, teksa ka mbajtur veshur fanelën e kombëtares U-21. Kujtojmë se Maqedonia do të presë në shtëpi Italinë më 9 shtator dhe pas 3 ditësh do të sfidojë Maltën në transfertë.





Lajmet e fundit nga