LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ethemi

2023-01-29 14:30:48, Sport CNA
Ethemi

Valon Ethemi po kalon sezonin e tij më të mirë të karrierës. Ish-lojtari i Kukësit u bë protagonist përsëri në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës turke mes Istanbulsporit dhe Kayserisporit. 25-vjeçari arriti që të gjente rrjetën në minutën e 38-të, duke kthyer skuadrën e tij në epërsi me rezultatin 2-1.

Goli i tetë sezonal për sulmuesin, i cili ka shërbyer dhe tri asistime. Sezoni më i mirë për futbollistin nga Tetova që në edicionin e tij më të mirë ka shënuar 7 gola (sezonin e shkuar, po me fanellën e Istanbulsporit).

Futbollisti është grumbulluar nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, teksa është aktivizuar në 2 ndeshje miqësore dhe në një përballje zyrtare në Ligën e  Kombeve. Ethemi luajti për tri sezone me Kukësin, para se të transferohej në Turqi, ku e ndihmoi ekipin që të ngjitej në elitën e futbollit turk, për të shkëlqyer këtë edicion.

Lajmet e fundit nga