web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eliminohet Vllaznia, arbitri nxjerr jashtë Europës shkodranët

2023-07-20 22:42:00, Sport CNA

Vllaznia është eliminuar në turin e parë të Conference League, nga irlandezët e Lienfield.

Shkodranët ia dolën të fitojnë ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”, por triumfi minimal nuk mjaftoi, për shkak të humbjes 3-1 në ndeshjen e parë.

Gjithashtu kuqeblutë pretenduan edhe për dy penallti të pastra, por nuk ishte i këtij mendimi arbitri i ndeshjes, i cili lejoi lojën.

Golin e vetëm për Vllazninë e shënoi Bekim Balaj në minutën e 54-t të takimit.  





Lajmet e fundit nga