web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E KRYER/ Partizani rikthen mesfushorin 35-vjeçar

2023-09-15 13:35:22, Sport CNA

Partizani pritet të rikthejë në skuadër një prej lojtarëve që ka luajtur katër sezone dhe ka lënë gjurmë me fanellën e kuqe. "Panorama Sport" zbulon se mesfushori Emiljano Vila do të firmosë me Partizanin, duke qenë një alternativë më shumë për skuadrën e Zekiç.

Eksperienca e 35-vjeçarit dhe kontributi që ai ka dhënë me “demat” në vitet 2014-2018 është vlerësuar nga drejtuesit. Vila u largua nga Teuta një muaj më parë, ndërsa tashmë rikthehet te Partizani me dëshirën dhe bindjen për të ndihmuar skuadrën.

Një “bast” për mesfushorin dhe vetë klubin që beson se Vila mund të japë sërish një kontribut të rëndësishëm.





21:16 Sport

Egnatia

Kategoria Superiore, u rikthye pas pauzës për shkak të ang...

Lajmet e fundit nga