web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E kam bërë Neymarin të qajë disa herë”, rrëfimi i ish-drejtuesit të Barçës

2022-09-22 22:46:00, Sport CNA

“El Mundo” publikoi këtë të enjte një artikull që shpjegonte ditët e fundit të Neymarit te Barcelona, para se të largohej te PSG. Sipas gazetës spanjolle, Bordi i Barçës organizoi një mbledhje për të bindur lojtarin që të mos largohej dhe të qëndronte te Barcelona. Personi i ngarkuar për të kryer bisedat me Neymarin dhe babanë e tij ishte Raúl Sanllehí, atëherë drejtor i futboll te Barçës.

Sanllehí shpjegoi se babai i futbollistit ishte i tërbuar me Barcelonën për zbulimin e bonusit të nënshkrimit, që arrinte në 64.4 milionë euro.

“Kam qenë me këtë njeri për orë e orë të tëra dhe mendoj se e njoh aq mirë sa të di kur bën blof dhe kur thotë të vërtetën. Në këtë rast jam absolutisht i bindur, më ka treguar se ishte në anën tonë”, tha drejtuesi i Barcelonës.

“Ju kam thënë të gjithëve, veç e veç, se problemi në këtë rast ishte koka e lojtarit. Djali ishte në gjendje të keqe, ka shumë probleme personale, ishte shumë konfuz dhe shumë i pambrojtur.

Kështu që ai ka menduar gabimisht se duke ikur nga Barcelona do të ikte edhe nga problemet e tij (kur në të vërtetë ajo që duhet të bëjë është të përballet me to dhe të mos largohet). Unë kam folur drejtpërdrejt me të, në mënyrë të përsëritur, e kam bërë të qajë më shumë se një herë dhe ai më ka pranuar në më shumë se një rast se ishte i humbur”, – vijon rrëfimi i Sanllehít.

The father's anger came when he saw the signing bonus published. "I don't trust you, you have deceived me repeatedly". He demanded that said payment be made immediately, something Barcelona did not do, and Neymar left.





Lajmet e fundit nga