web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme nga Kroacia, Zoran Zekiç largohet nga Partizani

2023-10-03 15:23:06, Sport CNA

Zoran Zekiç mund të mos jetë më trajner i kampionëve të Shqipërisë. Lajmet që po bëjnë xhiron nëpër mediat kroatë thonë që Zekiç po përgatitet për tu rikthyer në vendlindje.

Sipas mediave në Kroaci, trajneri i Partizanit me shumë mundësi do të largohet nga këta të fundit për tu ribashkuar me Osijek. Këta të fundit nuk po kalojnë një moment aq të mirë dhe e shohin teknikun e “Demave” si zgjidhjen e problemeve.

Kujtojmë që edhe më parë Zekiç ka qenë trajner i Osijekut. Tekniku kroat i ka drejtuar nga viti 2015-2019.





Lajmet e fundit nga