web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kukësi mposht Erzenin me përmbysje

2023-10-02 15:53:58, Sport CNA

Kukësi ka regjistruar suksesin e radhës në kampionat. Verilindorët triumfuan 2-1 me përmbysje ndaj Erzenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.

Shijakasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë goli të shënuar nga Maliqi në minutën e 31.

Megjithatë te Kukësi nuk u dorëzuan  dhe në pjesën e dytë ia dolën të përmbysin rezultatin në favor të tyre. Heroi i skuadrës së Nicës, ishte sulmuesi La Torre, i cili realizoi dopietë golash, në minutat 67 dhe 85.

Me këtë fitore, Kukësi i largohet fundit dhe mban vendin e nëntë me 7 pikë, ndërsa Erzeni renditet i gjashti me 8 pikë.  





Lajmet e fundit nga