web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E aktivizoi ndaj Fiorentinës, Inzaghi me fjalë të mëdha për Asllanin

2023-09-04 13:15:50, Sport CNA

Interi mori një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Firorentinës në kuadër të javës së 3-të të Serie A. Zikaltërtit mposhtën 4-0 “vjollcët”, teksa në fushë zbriti edhe mesfushori i kombëtares shqiptare.

Simone Inzaghi kisht erezervuar 12 minuta për Kristjan Asllanin, ndërsa hyri si zëvendësues në minutën e 78-të të lojës. Pas ndeshjes timonieri i zikaltërve theksoi se ka besim te aftësitë e mesfushorit shqiptarë ndaj dhe preferoi t’i dhuronte minuta.

“Klasen ka zhvilluar vetëm një stërvitje me skuadrën, ndërsa Pavard dy. Doja ta përfshija, por preferova të aktivizoj Asllanin pasi e meriton dhe është një djalë te i cili kam shumë besim”, ka deklaruar shkurtimisht Inzaghi.





20:35 Sport

Interi

Inter merr një super fitore ndaj Fiorentinës në takimin e vl...

15:44 Sport

Silvinjo bën gati

Çdo ndeshje patjetër është histori më vete, ashtu si edhe ...

Lajmet e fundit nga