web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përforcim në mesfushë, Dinamo prezanton lojtarin e Senegalit

2023-09-03 17:25:00, Sport CNA

Dinamo City ka prezantuar afrimin e radhës në skuadër. Bëhet fjalë për mesfushorin Bakary Goudiaby.

21-vjeçari vjen nga Senegali, aty ku në sezonin e fundit fitoi edhe Kupën e vendit me skuadrën e Teungueth.

Njoftimi i klubit:

Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me futbollistin senegalez, Bakary Goudiaby.

Mesfushori 21-vjeçar vjen në Shqipëri pas eksperiencës me ekipin Teungueth Fc në Premierligën e Senegalit, ku së fundmi ishin edhe fitues të kupës.

Bakary Goudiaby është pjesë e kombëtares U-20 të Senegalit dhe do të jetë një përforcim me vlerë për 18 herë kampionët e Shqipërisë!





15:44 Sport

Silvinjo bën gati

Çdo ndeshje patjetër është histori më vete, ashtu si edhe ...

Lajmet e fundit nga