web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy gola në fund, Dinamo dhe Skënderbeu ndajnë pikët

2025-02-01 18:26:00, Sport CNA

Dy gola në fund, Dinamo dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Nuk prodhoi fitues përballja mes Dinamos dhe Skënderbeut, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Pas një pjese të parë të mbyll pa gola, e dyta ishte spektakolare. Korçarët kaluan të parët në avantazh me anë të Rashicës në minutën e 77-të, me sulmuesin që shënoi nga penalltia.

Megjithatë, vetëm 8 minuta më vonë, ishte Lorran ai që barazoi shifrat, me një gol të shënuar me kokë.

Me këtë barazim, Dinamo mban vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 20 pikë të grumbulluara.  





Lajmet e fundit nga