web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duelin e debutuesve e fiton Kërnaja, Partizani “fundos” Flamurtarin

2025-10-19 19:04:00, Sport CNA

Duelin e debutuesve e fiton Kërnaja, Partizani “fundos”

Partizani triumfoi minimalisht ndaj Flamurtarit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.

Të kuqtë iu falën një autogoli, në debutimin e trajnerit Oltion Kërnaja. Në krahun tjetër, debutoi edhe trajneri Moriero në stolin e Flamurtarit, por me humbje.

Ndeshja nisi me Partizanin më kërkues në fillim. Pas vetëm 5 minutave lojë, arbitri akordoi 11 metërsh për të kuqtë e kryeqytetit, për faull në zonë.

Megjithatë, pas rishikimit në VAR, vendimi u ndryshuar, duke akorduar goditje dënimi për Flamurtarin.

Skuka kishte dy mundësi të pastra shënimi në minutën e 21-të dhe 23-të, por nuk kishte saktësinë e duhur, duke gjuajtur jashtë në të dyja rastet.

Flaurtari gjei golin e avantazhit në minutën e 36-të me Maksutin, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Në fund të pjesës së parë, Todorovski iu afrua supergolit nga jashtë zone, me topin që shkoi ngjitur me shtyllën.

Fraksioni i dytë i lojës, nisi i qetë dhe me raste të pakta. Momenti vendimtar ishte në minutën e 63-të, kur Lorenc Trashi shkaktoi autogol për vlonjatët, duke i dhënë avantazhin miqve. Vetëm një minutë më vonë, Skuka shpërdoroi rastin e pastër për të dyfishuar, ndërsa në krahun tjetër, Qirko ndali gjuajtjen e Bolzan.

Oshafi barazoi shifrat në minutën e 84-t, por edhe ky gol u anulua, për prekje me dorë të Maksutit gjatë aksionit.

Ky rast solli tension në të dyja pankinat, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Partizani rikthehet kështu te fitorja pas katër humbjeve radhazi dhe ngjitet në vendin e shtatë me 7 pikë.

Në krahun tjetër, Flamurtari merr humbjen e katërt radhazi dhe mban vendin e fundit në renditje me vetëm dy pikë të grumbulluara.





Lajmet e fundit nga