web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmtohet titullari, Allegri mund të kalojë te skema 4-3-3

2025-10-13 15:18:00, Sport CNA

Dëmtohet titullari, Allegri mund të kalojë te skema 4-3-3

Milani po përballet me probleme dëmtimesh, pas pauzës së kombëtareve. Te skuadra e Masimilliano Allegrit është rikthyer një shqetësim i njohur, si mungesa e alternativave në krahë. Dëmtimi i fundit i Saelemaekers, ka nxjerrë në pah boshllëqet që ekipi ka në këtë repart. Lojtari belg pritet të mungojë për rreth një muaj për shkak të një problemi muskulor, duke e lënë trajnerin me pak opsione për ndeshjet e ardhshme.

Mungesa mund të detyrojë Allegrin të ndryshojë sistemin e lojës, duke menduar për një rikthim te formacioni 4-3-3, një skemë që Milani e ka përdorur edhe më parë, por që kërkon kohë për t’u përshtatur. Një ndryshim i tillë do të ndikonte edhe në ritmin e zhvillimit taktik të skuadrës, e cila së fundmi kishte filluar të tregonte stabilitet.

Drejtori sportiv Igli Tare pritet të analizojë situatën dhe të ndërhyjë në merkaton e janarit për të përforcuar krahët, duke i dhënë trajnerit më shumë mundësi zgjedhjeje. Por deri atëherë, Milani do të duhet të përballet me një seri sfidash të rëndësishme, ku çdo mungesë mund të peshojë rëndë në rezultatet e skuadrës.

Opsionet e tjera janë të kufizuara. Tomori mund të përdoret në një rol më të avancuar, por mungon cilësia teknike që Selemakers sjell në fazën e kombinimeve dhe pasimeve vertikale. Pulisiç është një tjetër alternativë, por përdorimi i tij në faza të gjera të mbrojtjes nuk i përshtatet profilit të tij ofensiv.





Lajmet e fundit nga