web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions League/ Dortmund triumfon ndaj Chelsea, Benfica shkëlqen në Belgjikë

2023-02-15 22:56:53, Sport CNA

Borussia Dortmund triumfoi minimalisht në ndeshjen e parë për fazën e 1/8-ve ndaj Chelsea.

Në një ndeshje me raste, verdhezinjtë ia dolën të fitojnë, falë golit të shënuar nga Adeyemi në minutën e 63-të.

21-vjeçari shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm, duke i dhënë avantazhin dhe triumfin skuadrës tjetër.  

Në sfidën tjetër, Benfica mposhti në transfertë belgët e Club Brugge me rezultatin 0-2. Joao Mario në minutën e 51 dhe Neres në minutën e 88-të, i dhanë fitoren portugezëve, që hedhin një hap të rëndësishëm drejt çerekfinales.





Lajmet e fundit nga