web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions League/ Bayern Munich bën detyrën, Milani humb aktin e parë

2025-02-12 23:10:00, Sport CNA

Champions League/ Bayern Munich bën detyrën, Milani humb aktin e


Katër ndeshjet e "play off" në Champions League, prodhuan surpriza të mëdha sa i përket rezultateve.

Bayern Munich bëri detyrën ndaj Celtic në Skoci, duke fituar 2-1. 

Olise zhbllokoi rezultatin më minutën e 44-t, ndërsa Kane dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. 

Goli i Maeda në minutën e 79-të i dha shpresë vendasve, por kualifikimi në sfidën e kthimit në Gjermani duket mision i vështirë. 

Milani u mposht minimalisht nga Feyenoord, në Holandë. Përballje e vështirë për kuqezinjtë, që hasën pengesën. 

Goli i vetëm u shënua nga Paixaio në minutën e 3-të. Sulmuesi përfitoi nga një gafë e portierit Maignan për ta ndalur topin në rrjetë. Milani do të kërkojë përmbysjen në sfidën e kthimit në Itali, për tu kualifikuar më tej. 

Fitore minimale regjistroi edhe Benfica në transfertë ndaj Monaco. Portugezët iu falën golit të Pavlidis. 

Më herët, Atalanta u mund me rezultatin 2-1 nga Club Brugge. Fitore me polemika për gjykimin, për penalltinë e belgëve, që solli golin e dytë dhe të fitores. 

Sfida e kthimit do të luhet në Bergamo pas një jave. 





Lajmet e fundit nga