web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Benfica i jep “leksion” Juventusit, Manchester City dhe Real Madrid nuk falin

2022-09-14 22:58:34, Sport CNA

Janë mbyllur 7 ndeshjet e fundit për xhiron e dytë në fazën e grupeve në Champions League, aty ku nuk munguan surprizat.

Në grupin H, Benfica ka mposhtur me përmbysje Juventusin me rezultatin 1-2, në një ndeshje ku portugezët dominuan, duke dhuruar spektakël dhe tashmë mbajnë kryesimin me 6 pikë, po aq sa PSG, që mposhti 1-3 Maccabi Haifa.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Tjetër zhgënjim për Chelsea në grupin H, me londinezët që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Salzburg.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në grupin G, Manchester City mposhti me përmbysje me rezultatin 2-1 Borussia Dormtund. Sfida tjetër e këtij grupi, mes Sevilla dhe Copenhagen, u mbyll në barazim pa gola.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në grupin F, Real Madrid mposhti 2-0 gjermanët e Leipzig dhe shkëputet në krye me 6 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore




Lajmet e fundit nga