web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I mahnit të gjithë, talenti shqiptar realizon dopietë për vetëm 2 minuta

2022-09-14 21:30:00, Sport CNA

I mahnit të gjithë, talenti shqiptar realizon dopietë për

Një yll i ri në futboll me origjinë shqiptare duket se po shfaqet në horizont. Talenti shqiptar i Panathinaikos, Leandro Frroku, arriti të realizonte dopietë në harkun kohor të 1 minute, ne duelin e Ligës së Europës për të rinjtë, në përballjen që skuadra greke zhvilloi ditën e sotme ndaj Slavias së Sofies U-19, ku Panathinaikosi triumfoi me rezultatin e thellë 8-0.

Frroku është titullar absolut te skuadra e tij, teksa mban edhe shiritin e kapitenit. 18-vjeçari shqiptar realizoi dopietë në minutat 44 dhe 45, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të Panathinaikosit. Titullar në këtë duel ishte edhe portieri shqiptar Klidman Lilo, që mbajti portën e paprekur.

Si Lilo ashtu dhe Frroku janë 2 nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadra e Panathinaikosit. Me këtë triumf skuadra greke ka siguruar kualifikimin për në raundin pasardhës.





Lajmet e fundit nga