web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Draw between controversies, Vllaznia feels stolen in Europe

2024-07-11 23:48:00, Sport CNA

Draw between controversies, Vllaznia feels stolen in Europe

Vllaznia barazoi 2-2 ndaj Valur në transfertë, në ndeshjen e parë të Conference League, që prodhoi polemika të mëdha.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, por Ardit Krymi riktheu baraspeshën pas një goli të bukur me kokë 10 minuta më vonë. Në pjesën e dytë kartoni i kuq i Ardit Deliut u duk se shuajti shpresat e kuqebluve, por vetëm 2 minuta më vonë erdhi edhe festa e madhe.

Një tjetër shkodran i akademisë, Kevin Dodaj do të shënonte një kryevepër nga distance e largët për të përmbysur rezultatin e për t?i dhënë Vllaznisë epërsinë. Por, në mënyrë tejet të çuditshme, i gjithë mundi i shkodranëve do të binte poshtë pas golit të barazimit nga vendasit në minutën e 9-të shtesë kur ishin dhënë vetëm 6 minuta nga arbitri i katërt.

Protesta dhe polemika nga lojtarët dhe stafi i Vllaznisë drejt arbitrit kryesor, Marshall, për vonesën e tej zgjatur në fundi ne takimit.





Lajmet e fundit nga