web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Analiza/ Shtatë trajnerë në shtatë sezone, revolucioni i dështuar i Juventusit

2025-10-27 17:56:00, Sport CNA

Analiza/ Shtatë trajnerë në shtatë sezone, revolucioni i

Juventus ka shkarkuar Igor Tudorin pas tre humbjeve radhazi, duke shënuar një tjetër kthesë në një periudhë të trazuar për klubin bardhezi. Ky vendim vjen pas një fillimi sezoni të dobët dhe pas një vargu problemesh që kanë shoqëruar klubin që koha kur u mbyll epoka e Thiago Mottës dhe Giuntolit. Projekti i ri i Juventusit për sezonin 2025-2026 synonte një revolucion, por ndryshimet nuk u realizuan plotësisht dhe pasojat po ndihen në rezultatet e skuadrës.

Në fillim të verës, objektivi kryesor i drejtuesve bardhezi ishte rikthimi i Antonio Contes në Torino. Bisedimet ishin të gjata, por negociatat dështuan për arsye ekonomike dhe mungesë konsensusi brenda klubit. Kështu, Juventusi vendosi të mbajë Igor Tudorin, jo si zgjedhje e parë, por si një kompromis për të ruajtur një farë vazhdimësie.

Pas konfirmimit, Tudor kërkoi disa përforcime, mes tyre mbajtjen e Randal Kolo Muani. Negociatat me PSG-në dështuan dhe lojtari përfundoi te Tottenham, duke lënë skuadrën me mungesa në sulm. Në ditët e fundit të merkatos, Juventusi siguroi shërbimet e Lois Openda me një marrëveshje të kushtueshme, që përfshinte një klauzolë të detyrueshme blerjeje prej rreth 45 milionë eurosh, e lidhur me arritjen e vendit të dhjetë në renditje.

Edhe afrimet e tjera nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Zhoao Mario, i transferuar nga Porto për rreth 13 milionë euro, ka regjistruar vetëm disa paraqitje mesatare. Edon Zhegrova, i ardhur nga Lila për afro 18.5 milionë euro, ka qenë i penguar nga problemet fizike dhe ka luajtur shumë pak minuta. Ndërkohë, Xhonatan David, që duhej të ishte zëvendësuesi i Dushan Vlahoviç, ka realizuar vetëm një gol që në debutim, ndërsa kostoja e transferimit, mes komisioneve për agjentët, ka arritur në mbi 12 milionë euro.

Në aspektin drejtues, edhe struktura organizative e klubit mbetet e paplotë. Me ardhjen e Komolit dhe Modestos janë bërë disa ndryshime, por mungesa e një drejtori sportiv ka penguar ndërtimin e një strategjie të qartë afatgjatë. Ky vakum drejtues ka ndikuar drejtpërdrejt në përgatitjen e skuadrës dhe në performancën në fushë.

Shkarkimi i Igor Tudorit e çon Juventusin në shifrën e shtatë trajnerëve në shtatë sezone, duke përfshirë edhe periudhat e përkohshme si ajo e Monteros. Një tregues i mungesës së stabilitetit që ka karakterizuar klubin që prej mbylljes së mandatit të parë të Massimilliano Allegrit në vitin 2019.

Aktualisht, drejtuesit bardhezi janë në kërkim të një zgjidhjeje të menjëhershme për pankinën, ndërkohë që analizojnë gabimet strukturore që kanë ndikuar në këtë periudhë të vështirë.





Lajmet e fundit nga