web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusi në krizë totale, Lazio i “pret biletën” trajenrit Tudor

2025-10-26 22:50:00, Sport CNA

Juventusi në krizë totale, Lazio i “pret biletën”

Juventus pësoi një tjetër humbje, këtë herë 1-0 ndaj Lazios në “Olimpico”, duke zgjatur serinë pa fitore në tetë ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet.

Takimi u vendos që në minutën e 9-të, kur gjuajtja e Toma Basic u devijua dhe përfundoi në rrjetë. Lazio rrezikoi sërish në pjesën e parë me Guendouzi dhe Isaksen, por mbrojtja juventine shmangu golin e dytë. Për bardhezinjtë, mundësia më e mirë erdhi në minutën e 34, por Jonathan David u ndal nga portieri Provedel.

Në pjesën e dytë, loja u bë më fizike, por pa shumë raste të pastra. Thuram provoi me kokë në minutën e 75-të, por Provedel reagoi sërish. Në fund, Lazio administroi avantazhin dhe mori tre pikët, duke u ngjitur në pjesën e sipërme të tabelës.

Ndërkohë, Juventus zbret në vendin e tetë dhe vazhdon pa fitore që nga mesi i shtatorit, duke shtuar presionin mbi trajnerin Igor Tudor. Ky i fundit duket me valixhe në duar.





Lajmet e fundit nga