web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

2026-02-07 08:09:00, Sociale CNA

Vijojnë reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura por nuk do të mungojnë dhe altarnime të herëpashershme kthjellimi.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonën qendrore reshje shiu me intensitet mesatar.

Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpashershëm me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga