Accident in Bradashesh/ 4 vehicles and a trailer collide
An accident occurred in the Bradashesh area of Elbasan n...
An accident occurred in the Bradashesh area of Elbasan n...

Në qytetet e Shqipërisë tashmë është bërë e zakonshme që në biznese, dyqane apo mediat lokale të shikohen njoftime me kërkesën për punëtorë apo profesionistë të sektorëve të ndryshëm.
Periudha e gjatë e pandemisë, e shoqëruar me krizën globale të tregjeve, shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, së bashku me ritmet në rritje të emigrimit, kryesisht të rinjve, kanë shfaqur ndikim të thellë edhe në sektorin e punësimit.
Sipas drejtoreshës së zyrës rajonale të punës në Shkodër, Rozafa Zmijanit, niveli i ulët e pagave vazhdon të mos nxisë punësimin.
“Kërkesat e vetë qytetarëve, që vijnë në zyrat e punës, kanë ndryshuar këto dy vitet e fundit. Kanë kërkesa për paga më të larta dhe, faktikisht, shumica e pozicioneve të punës, që ofrohen nga zyrat e punës, fatkeqësisht vijojnë të kenë paga minimale. Shumë pak vende kemi atraktive në pjesën e pagave dhe që tejkalojnë shumën prej 500 mijë lekësh të vjetra”, thotë ajo.
Megjithëse Shkodra ka të regjistruar më shumë se 2000 punëkërkues të papunë, niveli i ulët i pagave frenon punësimin e tyre.
Në Shqipëri sektori i fasonerisë, me rreth 800 ndërmarrje që punojnë me material porositësi për tregun e huaj, është kontribuesi i tretë në ekonominë e vendit. Por edhe ky sektor po e ndjen mungesën e fuqisë punëtore.
“Pjesa, të cilën ne kemi më problem, është pjesa e mungesës së profesioneve. Por kjo nuk është një mungesë e re. Kështu, fasoneritë kanë mungesë të punëtorëve dhe ky është një trend, pasi vetë qytetarët e papunë nuk duan të punojnë në atë lloj sektori me paga relativisht të ulëta për nivelin e punës së rëndë që kanë. Ose janë punë të tjera të vështira si saldator ose punëtorë për shtrim të rrugëve, etj", thotë ajo.
Për shkak të pagave të ulëta, thotë drejtoresha Zmijani, një pjesë e profesionistëve dhe punëtorëve po synojnë tregjet e punës në vendet e Bashkimit Europian, pavarësisht problematikave dhe kostove me të cilat ata përballen në emigracion.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, thuajse çdo vit nga Shqipëria largohen drejt emigracionit rreth 42 mijë persona, pjesa më e madhe të rinj që përbëjnë edhe forcën më aktive në tregun e punës.
Për sindikalistin Albert Tukaj jetesa po bëhet gjithnjë dhe më e papërballueshme për familjet shqiptare për shkak të rritjes me shpejtësi të çmimeve dhe mungesës së kontrollit nga institucionet shtetërore për zbatimin e pagës minimale.
“Paga minimale me vendim të Këshillit të Ministrave është bërë 34 mijë lekë të reja dhe as kjo pagë nuk zbatohet. Fajin e kanë institucionet e shtetit shqiptar pasi nuk kontrollojnë këto ndërmarrje për t’i detyru ligjërisht që t’u paguajnë punëtorëve këtë pagë. Atëherë punëtorët do të shkojnë. Janë pagat shumë qesharake. Ka shkuar 1 mijë lekë një bukë. Si paguhet punëtori me 5 mijë lekë të vjetra në ditë? Aq më tepër se ka fasoneri që nuk u paguajnë punëtorëve as orët shtesë, as ditët e festave, as të shtunat e të dielat. Se ligji e ka", thotë ai.
Zoti Tukaj thotë se, që nga fillimi i pandemisë, vetëm në Shkodër janë mbyllur rreth 2400 biznese të vogla për shkak të rënies së fuqisë blerëse dhe konkurencës së pandershme në treg.
Në përpjekje për të mbështetur tregun e punës, zyrat e punës po zbatojnë programe për nxitjen e vetëpunësimit, praktikave profesionale si dhe programin më të fundit, atë të kodimit. Por, përfituesit nga këto programe janë ende të pakët krahasuar me kërkesat e tregut dhe pa ndikim në frenimin e largimit jashtë vendit të forcës aktive të punës./ VOA
Gradualisht vendi ynë pritet të përfshihet nga masat ajror...
Our country remains under the influence of a center of...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
The stable atmospheric conditions that have covered th...
The Siberian cold is gradually withdrawing from the Albani...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh ...
Thursday will bring the gradual withdrawal of cold air...
The Siberian cold that has hit the Balkan region will caus...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
In the following days, it is expected that there will ...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Stable but cold air masses will dictate the weather co...
It happened the last time when I was in Korça. When I ...
ARRSH has informed citizens about the bad weather situatio...
The General Directorate announces that the Durrës-Bari-Durrë...
The Albanian territory in the early hours of the morning w...
Starting from this weekend, but also in the following ...
During the night, there was intense snowfall in the Korça ...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred in the Bradashesh area of Elbasan n...
A serious road accident occurred tonight on "Vllazërimi" s...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
Meteorologist Lajda Porja has warned that Albania will onc...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
Police are "carrying out investigations" into an image sha...
Iranian state media reports that Abolfazl Sepahi Badjani a...
The Austrian government announced on Monday that it plans ...
Shots were fired outside the US consulate in Toronto today...
In the history of Western art and literature, few moments ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sol...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...