web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshjet

2022-12-11 08:41:00, Sociale CNA
Reshjet
Foto Ilustruese

Sasia e madhe e reshjeve dhe intesiteti i lartë i tyre përgjatë 24 orëve të fundit, ka sjellë sërish përmbytje ne zonën e Murqinës dhe Mallkuçit në Fushë Krujë.

Mësohet se gjatë natës lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetra hektarë tokë bujqësore.

Ndërkohë raportohet se në këto dy fshatra disa banesa janë të rrethuara nga uji.

Gjithashtu kanalet kulluese janë mbushur me ujë, duke bllokuar disa rrugë në fshatra.

Sakaq edhe niveli i ujit në lumen Gjole, ka arritur në kuotat maksimale.

Mbetet për t’u parë se sim und të vijojë situate, nëse reshjet vijojnë të bien me këtë intesitet./CNA.al





Lajmet e fundit nga