LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diell, reshje shiu, rrebeshe e breshër/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

2023-05-20 07:59:00, Sociale CNA
Diell, reshje shiu, rrebeshe e breshër/ Parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Për ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Gjithashtu sot pritet edhe rritje temperaturash, kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Diell, reshje shiu, rrebeshe e breshër/ Parashikimi i motit për sot

Ndërkohë, duke filluar nga dita e Diel, por edhe për javën e ardhshme vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët, ndërsa në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra, në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër./ CNA.al

Diell, reshje shiu, rrebeshe e breshër/ Parashikimi i motit për sot

Lajmet e fundit nga