“E prisja”/ Luan Baçi: Vendimi i gjykatës synon përjashtimin e PD-së nga zgjedhjet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ...

Në Shqipëri financimi në fushatat zgjedhore vijon të mbetet një problem shqetësues. Organizatat ndërkombëtare që monitorojnë proçeset elektorale vërejnë se megjithë përmirësimet ligjore, ende ka fshehje të financimit dhe shpenzimeve nga ana e partive, dhe se sanksionet janë të dobëta. Ekspertët shohin me shqetësim, se depërtimi në fushatë elektorale i parave që vijnë nga bota e krimit dhe korrupsionit, i hap rrugë korrupsionit në çdo hallkë të qeverisjes. E ndërsa Shqipëria po përgatitet të mbajë zgjedhjet vendore në maj të këtij viti, KQZ dhe përfaqësues të partive politike thonë se ende mbetet punë për të bërë, në drejtim të transparencës së burimeve të financimit të fushatave zgjedhore.
Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve të vitit 2023 dhe po përgatitet për ato vendore që mbahen në maj të këtij viti, dhe një nga problemet më të mëdha vijon të mbetet financimi i fushatave zgjedhore. Megjithë përmirësimet që iu bënë Kodit Zgjedhor në vitin 2020, në drejtim të transparencës së financimeve në zgjedhje, KQZ në një raport të fundit për zgjedhjet e vitit 2021, konstatoi se kishte fshehje të dukshme të burimeve të financimit dhe shpenzimeve. Bazuar në këtë raport Zëri i Amerikës përllogariti, se vetëm për reklamat politike në mediat audiovizive, 8 parti që transmetuan reklama, deklaruan 11.5% të shpenzimeve të kryera për to, ose rreth 525 mijë euro nga 4 milionë e 600 mijë. Mjafton vetëm kaq, thonë ekspertët, për të kuptuar se sa para qarkullojnë në një fushatë zgjedhore, ku garojnë mbi 30 subjekte politike dhe kandidatët e tyre, duke nisur që nga shpenzimet për takime zgjedhore dhe deri tek zyrat elektorale. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i tha Zërit të Amerikës, se ndryshimet ligjore nuk sollën përparime të mëdha në proçesin e transparencës së financimeve.
?Duhet ta them, nuk ka bërë ndryshime radiakale, të përkufizuara këto ndryshime si përmirësuese, por ka bërë ndryshime të cilat më së shumti konsistojnë në rritjen e transparencës dhe në një lloj mekanizmi më detyrues ndaj partive politike, për paratë që ato marrin, nga i marrin, sa para marrin. Gjithashtu dhe për mediat, për mënyrën se si e pasqyrojnë fushatën elektorale të subjekteve zgjedhore të caktuara?, u shpreh për Zërin e Amerikës zoti Celibashi.
Kodi Zgjedhor përcakton katër burime financimi për subjektet zgjedhore, nga buxheti i shtetit, të ardhurat e vetë subjektit, dhuratat, huatë dhe kreditë. Disa rregulla dryshuan për partitë me qëllim detyrimin e tyre për të deklaruar financimet në fushatë, si vendosja e një limiti për shpenzimet, deklarimi i pagesave për reklamat politike në media, si nga partitë ashtu dhe nga mediat, apo dhe detyrimin e kandidatëve për të deklaruar shpenzimet. E megjithatë KQZ vërejti shkelje në zgjedhjet e 2021-it dhe gjobiti majft subjekte politike dhe kandidatë, për mosrespektim të afatit të raportimit të financimeve, të formës së raportimit, për tejkalim të shpenzimeve të lejuara sipas kodit, dhe për raporte të parregullta financiare.
Kodi zgjedhor parashikon sanksione, ndaj partive dhe donatorëve për shkelje të rregullave të financimit në fushatë, që përfshijnë gjoba deri në 5 milionë lekë dhe pezullim të financimit publik të një partie politike deri në pesë vjet, por në një koment me shkrim për Zërin e Amerikës Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) tha se regjimi në fuqi i sanksioneve është shumë i dobët për të qenë imponues.
Shqetësim për eskpertët mbeten dhe financimet e fshehura në fushatë që vijnë nga bota e biznesit dhe krimit me qëllim shkëmbimin e tyre në favore të ndryshme fitimprurëse, nga partia që merr pushtetin. Megjithëse Kodi Zgjedhor parashikon disa rregulla që ndalon donacione nga individë dhe kompani, ?që kanë përfituar fonde publike në 3 vitet e fundit me vlera mbi 10 milionë lekë, që ushtrojnë veprimtari në fushën e medias, kanë qenë partner në projekte të ndryshme apo që kanë detyrime ndaj shtetit?, sërish sipas studiuesve shtigjet e depërtimit të financimeve që prodhojnë korrupsion mbeten të hapura.
?Në këtë kontekst proçesi i korrupsionit zgjedhor është një proçes i cili nuk garanton asnjë strukturë të shtetit që të jetë strukturë e pakorruptuar. Nëse kemi korrupsion në zgjedhje, kemi në qeverisje kemi korrupsion që ka të bëjë me të gjitha format, qoftë në qeverisjen qëndrore, atë lokale, por dhe në atë që quhet parlamentarizëm në nivelin e hartimit të ligjeve?, i tha Zërit të Amerikës, Aranita Brahaj, Drejtore e ?Open Data Albania?.
Shpenzimet e kandidatëve në fushatë dhe deklarimi i tyre, mbetet një pikë problematike. Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) i tha Zërit të Amerikës se, pjesa më e madhe e partive nuk raportuan informacionin e kërkuar, se ku i morën dhe si i shpenzuan paratë kandidatët në zgjedhjet e fundit politike. Në këtë aspekt trancparenca financiare konsiderohet ende sipërfaqësore nga ky institut, edhe pse Kodi Zgjedhor vendosi kufizime në donacione për kandidatët dhe kalim të tyre në rrugë bankare për shuma mbi 50 mijë lekë. Edhe Shoqata për Kulturë Demokratike ka shprehur shqetësim në lidhje me burimet e financimit të kandidatëve.
?Ne kemi vënë re dhe nga vëzhgimet tona, si vëzhgues vendorë që kandidatët mundohen t?i fshehin financimet duke anashkaluar raportimin, duke thënë që nuk është aktiviteti ynë si kandidatë, por i partisë politike. Nga ana tjetër nga strukturat e partisë duhet t?i ushtrohet presion kadidatëve, që të gjitha paratë t?i deklarojnë si një zë më vete dhe jo të përfshihen brenda shpenzimeve të subjektit politik?, u shpreh për Zërin e Amerikës Gerta Meta, Drejtore ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike.
Por përfaqësues të partive thonë se mbledhja e të dhënave financiare është e vështirë për shkak të përfshirjes në fushatë të ekipeve të mëdha. Përfaqësuesi i PD Gazmend Bardhi i tha Zërit të Amerikës se këto vështirësi u hasën edhe me deklarimet e shpenzimeve nga kandidatët.
?Në Partinë Demokratike nuk ka patur asnjë fshehje me dashje të shpenzimeve. Pas fushatës një pjesë e kandidatëve, për fat të keq edhe përse nuk ishin në listat fituese për deputetë, shmangën raportimin lidhur me shpenzimet?, tha për Zërin e Amerikës Gazmend Bardhi, deputet i PD.
Edhe pëfaqësues të PS në qeverisje janë të vetëdijshëm, se ende ka mangësi në lidhje me transparencën e financimeve në zgjedhje.
?Ka rritje të transparencës, por nuk jemi ende aty ku duhet të jemi, sipas standarteve të kërkuara. E vërteta është se, qoftë financimi i partive politike, ashtu dhe i fushatave zgjedhore, janë dy momente tepër të rëndësishme, ku ka një rritje të transparencës, por përsëri ka fshehje të dukshme të shpenzimeve. Duhen ndryshime në kodin zgjedhor?, tha për Zërin e Amerikës Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS.
Një tjetër element shqetësues për organizatat ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet, për ekspertët dhe KQZ, lidhet me paratë që shpenzohen në aktivitete politike që pasqyrohen në rrjete sociale, dhe media on line, të cilat kanë një ndikim të fortë në publik. Instituti Demokratik Kombëtar i tha Zërit të Amerikës, se reklamimi politik në mediat sociale paraqet sfida për transparencën, si dhe lë hapësirë për depërtimin e parave të paligjshme në zgjedhje, përfshirë këtu dhe burimet e huaja. Aktualisht rrjetet sociale dhe mediat on line nuk monitorohen nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, e për pasojë dhe shpenzimet e partive politike dhe kandidatëve, kur pasqyrojnë aktivitete politike në to. Kjo çështje mbetet e parregulluar me ligj.
?Ne monitorojmë vetëm median audiovizive, por mendoni që kjo sipas studimeve që ka bërë departamenti i gazetarisë zë deri 35-40% të pjesës totale të medias. Pjesa tjetër e mediave, ajo on line nuk është e rregulluar me ligj. Kjo media ka shumë ndikim dhe partitë tani punojnë më shumë me to?, u shpreh për Zërin e Amerikës Arben Muka, Drejtor i Programeve në Autoritetin e Mediave Audiovizive.
E megjithatë KQZ ka bërë disa bisedime me përfaqësues të rrjetit social Facebook, të cilët sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve janë përgjigjur pozitivisht për të dhënë informacion në lidhje mbi shpenzimet e kandidatëve dhe partive. Por kjo vlen vetëm për këtë rrjet social.
?Facebook-u vetë i monitoron. Mban të dhënat për shpenzimet. Ata i mbajnë për llogari të tyre, por me kërkesën tonë mund t?i vendosin në dispozicion të KQZ. Në momentin që aktiviteti është publik edhe në kuptim të ligjit, sa kohë është publikuar në rrjete sociale, janë shpenzime elektorale, partitë dhe kandidatët duhet t?i deklarojnë përndryshe quhet fshehje?, vijoi Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.
Në mbikqyrjen e financave të partive, thonë ekpertët, përveç KQZ kanë rol dhe institucione të tjera si Prokuroria, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe se depërtimi i parave nga bota e krimit dhe korrupsionit në fushatë mbetet shqetësim. Shqipëria do të mbajë zgjedhjet vendore në maj të këtij viti dhe sipas studiuesve ende mbetet punë për të bërë në drejtim të transparencës se financimit të fushatës zgjedhore duke argumentuar se instrumentat verifikues dhe ndëshkues janë ende të dobët./ VOA
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka zbul...
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulë...
Gjetjet e Barometrit tregojnë se 49.1% e kryeqytetasve e v...
Vlerësimi për Edi Ramën 49.7% e kryeqytetasve kanë me...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina T...
Gjykata e Apelit ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Fa...
The deputy of the Democratic Party, Tritan Shehu, has desc...
The DP candidate for the municipality of Tirana, Belind Ke...
Enkelejd Alibeaj of the group of dissidents has reacted af...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër ndaj trupës gjykue...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, described the co...
Lawyer Enida Bozheku has analyzed the decision of the Cour...
Kreu i FRPD-së Besart Xhaferri ka reaguar pas vendimit të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është d...
Gjykata e Apelit nuk ktheu thjeshtë për rishqyrtim në ...
The head of the Democratic Party issued a statement to the...
Following the information given earlier and in respect of ...
The vice-president of the DP, Oerd Bylykbashi, contest...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpë...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...