web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylykbashi zbardh “prapaskenat”/ Pse gjykata ktheu për shqyrtim çështjen e vulës

2023-03-03 19:09:00, Politikë CNA
Bylykbashi zbardh “prapaskenat”/ Pse gjykata ktheu për shqyrtim
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer në Gjykatën e Faktit çështjen e vulës.

Bylykbashi tha në një prononcim për mediat se vendimi u mor nën persionin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, qëllimi ishte që të përjashtojë PD-në nga zgjedhjet e 14 majit.

“Ky vendim i sotëm haptas është marrë nën presionin e Ramës, i paralajmëruar më parë nga ministrja e Ramës presioni mbi gjykatën ishte në sallë. Vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, ka thyer çdo rregull, që deri më sot ka vendosur legjislatori dhe jurisprudencë”, u shpreh ai ndër të tjera./ CNA.al





Lajmet e fundit nga