web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Për çfarë do vijë deputeti në Kuvend kur se dëgjon askush”/ “Shpërthejnë” debatet mes socialistëve

2023-01-24 11:41:00, Politikë CNA

“Për çfarë do vijë deputeti në Kuvend kur se

Deputeti socialist Erion Braçe, nuk i ka ndalur kritikat në Komisionin Ekonomisë ndaj Qeverisë.

Shkak është bërë mospërfshirja e fermerëve në pakon e madhe.

Braçe tha se për shpirt nuk do e votonte aktin normativ për Pakon e Madhe, por do ta bëjë vetëm sepse shkon në mbështetje të shtresave në nevojë.

“Për shpirt nuk e votoj aktin se s’ka kuptim! Po e vërtetë, janë paratë e me nevojtarëve, u thashë s’do i realizoni dot këto shpenzimet. Prapë si keni realizuar shpenzimet. Për çfarë do vijë deputeti në Kuvend kur se dëgjon askush. Për gjëra që provohen realisht. Kthehemi te programimi, e kam tek njësitë zbatuese. Kur ti e shikon një vit, 2,3,4 vite nuk e programon dot ti çosh aty ku mund të përdoreni paratë. Ishte data 23 dhe brenda 6 ditëve mund t’ia çonim naftën fermerëve. Atëherë kemi programimin jo, zbatimin e buxhetit jo e jo. I japim paratë një bashkie për shkollë, ajo se bën dot për shkak të tenderit, digjen paratë”, është shprehur Braçe.

Debati

Braçe: Është urgjente të jetë ministrja

Shalsi: Kishte dy urgjenca

Braçe: Për çfarë kjo kështu, ndryshon buxheti nuk vjen ministrja

Denaj: Nevoja për ministren e kuptojmë rëndësinë, është një akt normative rutinë i fundit të vitit dhe plotëson ato nevoja, ku ka më shumë kërkesë. Kjo e sotmja është proces rutinë. Unë mendoj se ka gjithë përfaqësimin e duhur nga Ministria e Financave dhe vijojmë më tej.

Braçe: S’ka njëri këtu të ketë problem me paketën e madhe përkundrejt shtresave në nevojë. E di kush është meraku im, që para 20 ditëve kemi miratuar këtë aktin tjetër. Ky akti tjetër, 4 ditë para sesa të mbyllej viti. Edhe unë dhe kolegë të tjerë kemi ngritur shqetësimin për ekzekutimin e buxhetit dhe realizimit si dhe parashikimit të tij. Akti normative pako e madhe./CNA.al





Lajmet e fundit nga